Ndërlidhjet

Edhe katër tibetianë e djegin veten në shenjë proteste


Ilustrim

Ilustrim


Grupi me bazë në Londër, “Tibeti i Lirë” njofton se të paktën katër njerëz e kanë djegur veten në shenjë proteste ndaj sundimit kinez në Tibet.

Grupi tha se tre protestuesit janë murgj, të cilët ia vunë vetes flakën para një stacioni të policisë në jugperëndim të Provincës Sichuan.

“Tibeti i Lirë” tregon se një murg 15 vjeçar ndërroi jetë, ndërsa dy 16 vjeçarët e tjerë u dërguan në spital.

Të njejtën ditë, grupi tha se një grua 23 vjeçare e ka djegur veten dhe menjëherë ndërroi jetë në Provincën Qinghai.

Ndërkohë, qeveria tibetiane në ekzil tha se gjatë ditës së djeshme numri i personave që e kanë djegur veten është gjithsej pesë.

Më shumë se 60 tibetianë e kanë djegur veten në shenjë proteste që nga viti 2011.
XS
SM
MD
LG