Ndërlidhjet

Ahmadinejxhad: Nuk është me rëndësi kush humbi e kush fitoi në SHBA


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejxhad i ka quajtur zgjedhjet presidenciale në SHBA si një “betejë për kapitalistët dhe një arsye më shumë për shpenzime të mëdha”.

Duke folur sot në hapje të Forumit për Demokraci në Bali, Ahmadinejxhad tha se nuk është e rëndësishme për të se kush ka fituar e kush ka humbur. Kur iu kërkua që të jepte komente për rizgjedhjen e Obamës, ai tha se të rëndësishme janë politikat dhe sjelljet, dhe këto sjellje duhet ndryshuar.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë frikë se Irani është duke kërkuar armë bërthamore dhe ka imponuar sanksione ekonomike ndaj këtij vendi, duke kërkuar nga Teherani që të jetë më transparent lidhur me programin e vet bërthamor.

Teherani nga ana tjetër i mohon këto akuza.
XS
SM
MD
LG