Ndërlidhjet

Putin emëron guvernatorin e përkohshëm të Moskës


Andrei Vorobyov
Andrei Vorobyov
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka emëruar Andrei Vorobyov nga partia Rusia e Bashkuar si guvenator të përkohëshëm të rajonit të Moskës.

Putin i tregoi Vorobyovit për emërimin gjatë një takimi të sotëm në Moskë.

“Do të doja ta ofroja një punë tjetër, që ka të bëjë me një degë ekzekutive. Me siguri se veçse ta merr mendja se për çka e kam fjalën; po mendoj për postin e përkohshëm si guvernator i Moskës”, i ka thënë Putin Vorobyovit.

Ditën e martë Putin emëroi Sergei Shoigu, deri atëherë guvernator i Moskës, ministër të ri të mbrojtjes së Rusisë.
XS
SM
MD
LG