Ndërlidhjet

Gati gjysma e britanikëve do të donin të dilnin nga BE-ja


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së
Pothuajse gjysma e britanikëve do të votonin në referendum për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ndërsa çereku i tyre për të qëndruar brenda bllokut.

Kërkimet e agjencisë YouGov po ashtu kanë treguar se 17 për qind e të anketuarve janë të pavendosur.

Kryeministri britanik, David Cameron, është nën presion të fuqishëm nga anëtarët radikalë të Partisë së tij Konservatore për të marrë një qëndrim më të fuqishëm ndaj Brukselit gjatë Samitit të Bashkimit Evropian për buxhetin.

Cameron ka deklaruar më herët se mund të përdorë veton ndaj buxhetit për vitet 2014-2020, i cili është propozuar të jetë 1 trilion euro, sepse, sipas tij, buxheti bën thirrje për rritje në shpenzime.

Ai ka thënë se dëshiron shkurtime të buxhetit, apo të paktën në nivelet aktuale.

Të mërkurën, në Londër ka qëndruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila i ka bërë thirrje Cameronit që të mos i kthejë shpinën BE-së.
XS
SM
MD
LG