Ndërlidhjet

Assad s’e ka ndërmend të largohet


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje dhe as të largohet nga vendi.

“Unë nuk jam kukull. Nuk jam krijuar nga Perëndimi për të shkuar në Perëndim ose ndonjë vend tjetër. Unë jam sirian, jam krijuar në Siri dhe duhet të jetoj dhe vdes në Siri”, ka thënë Assad për televizionin “Russia Today”.

Komentet e tij pasojnë thirrjet e vazhdueshme të diplomatëve perëndimorë që të largohet nga pushteti, për t’i dhënë fund gjakderdhjes në vend.

Revolta e përgjakshme popullore në Siri ka nisur në mars të vitit të kaluar. Sipas aktivistëve, mbi 35,000 persona kanë humbur jetën nga përleshjet ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve që luftojnë regjimin.

Assad po ashtu ka shfaqur bindjen se Perëndimi nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri.
XS
SM
MD
LG