Ndërlidhjet

logo-print

Opozita siriane drejt udhëheqjes së re


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Udhëheqësit e opozitës siriane kanë thënë se kanë shënuar përparim drejt pajtimit për një lidership të ri.

Bisedimet e mëtejshme mbi përbërjen e grupit pritet të vazhdojnë sot në Doha të Katarit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Perëndimit kanë mbështetur krijimin e një udhëheqjeje të bashkuar të opozitës, e cila do të përfshinte përfaqësues të rebelëve dhe të aktivistëve që luftojnë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Nga grupi kërkohet që të koordinohet për veprimet ushtarake, shpërndarjen e ndihmave dhe përgatitjet për një qeveri të tranzicionit.

Këshilli Kombëtar i Sirisë, të cilin e përbëjnë opozitarë të regjimit, është kritikuar se përbëhet nga numër i madh i përfaqësuesve në mërgim.

Revolta popullore në Siri ka nisur në mars të vitit të kaluar. Protestuesit që kërkojnë largimin e Assadit thuhet se janë shtypur brutalisht nga forcat e regjimit.

Aktivistët thonë se mbi 35,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG