Ndërlidhjet

logo-print

Tre të arrestuar në “rastin e 6-vjeçares” pakistaneze


Bibi Roza

Bibi Roza

Policia në Luginën Suat të Pakistanit ka arrestuar tre anëtarë të asamblesë fisnore Jirga, të cilët dyshohen se kanë urdhëruar një vajzë gjashtëvjeçare të martohet, për të zgjidhur një mosmarrëveshje në mes të familjeve rivale.

Radio Evropa e Lirë në Pakistan njofton se gjykata në qytetin Saidu Sharif ka shpallur të paligjshëm vendimin e Jirgas.

Në lidhje me rastin, deri më tash, janë arrestuar pesë persona – tre anëtarët e Jirgas, burri që planifikonte të martonte vajzën dhe babai i tij.

Prindërit e Bibi Rozas kanë ngritur rastin në gjykatë pas vendimit të Jirgas në fshatin Ashari.

“Swara”, praktika e shkëmbimit të grave dhe vajzave për të zgjidhur grindjet, është një gjë e zakonshme në Suat dhe rajone të tjera fisnore të Pakistanit.

Por, rastet që përfshijnë vajza të reja, të tilla si rasti i gjashtëvjeçares, janë jashtëzakonisht të rralla.
XS
SM
MD
LG