Ndërlidhjet

Timori Lindor njeh Kosovën


Vizita në Timorin Lindor

Vizita në Timorin Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka pranuar një letër nga ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Letra është shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Kam nderin që t’ju përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë”, thuhet në letrën dërguar ministrit Hoxhaj.

Në këtë letër po ashtu thuhet se Timori Lindor i shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, më 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, ku ishte pritur nga përfaqësues të lartë të këtij shteti.

Gjatë takimeve të ndryshme edhe në Fiji dhe Neë York, Ministri Hoxhaj kishte marrë mbështetjen e këtij shteti për të njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG