Ndërlidhjet

Nikolliq: Kushtet i plotësojmë, Kosovën s’e pranojmë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vendi i tij do t’i përmbushë të gjitha kushtet e Bashkimit Evropian, por “nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës”.

Ai i ka bërë këto komente në Athinë, ku ka takuar homologun grek, Karlos Papulias.

Nikolliq ka thënë se “ruajtja e sovranitetit të Serbisë, është interes kombëtar”.

Papulias ka shprehur mbështetjen e Greqisë për integrimin e Serbisë në BE, duke thënë se politikë e vendit të tij është stabiliteti dhe paqja në rajonin e gjerë të Ballkanit.

Greqia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
XS
SM
MD
LG