Ndërlidhjet

Vaksina për malarien jep rezultate zhgënjyese


Ilustrim

Ilustrim

Një vaksinë eksperimentale e malaries, e cila shihej si mjaft premtuese, ka prodhuar rezultate zhgënjyese në një studim të ri.

E prodhuar nga kompania farmaceutike GlaxoSmithKline, vaksina ka dalë të jetë vetëm 30 për qind efektive në një eksperiment me foshnjat në Afrikë.

Kjo është më pak se 50 për qind e efikasitetit që është raportuar nga një eksperiment i vitit të kaluar.

Filantropi amerikan, Bill Gates, i cili ka ndihmuar në financimin e zhvillimit të vaksinës, ka thënë se duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar se kur do të mund të përdoret vaksina.

Malaria është një sëmundje endemike dhe më 2010 ka vrarë rreth 655,000 njerëz në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG