Ndërlidhjet

Sllovenët favorizojnë rizgjedhjen e Turkut


Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk.
Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk.
Dy ditë para zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, anketat e opinionit favorizojnë rizgjedhjen e presidentit të deritashëm, Danilo Turk.

Kundërkandidatë të tij janë ish-kryeministri slloven, Borut Pahor, dhe deputeti në Parlamentin Evropian, Milan Zver.

Sipas anketës së revistës “Delo”, Turk do të fitonte 44 për qind të votave, Pahor 31 për qind, ndërsa Zver 25 për qind të tyre.

Zgjedhjet presidenciale në Slloveni mbahen më 11 nëntor.
XS
SM
MD
LG