Ndërlidhjet

Teherani thotë se do t’iu përgjigjet “cenimeve nga jashtë”


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka thënë se do të trajtojë me vendosmëri çdo cenim nga jashtë “qoftë nga ajri, deti apo toka”.

Komandanti i forcës së armatosur iraniane, gjenerali Massoud Jazayeri, i ka bërë këto komente sot, një ditë pasi zyrtarë të Pentagonit kanë thënë se avionët luftarakë të Iranit kanë qëlluar një avion të telekomanduar amerikan mbi ujërat ndërkombëtare të Gjirit Persik.

Jazayeri, megjithatë, nuk e ka përmendur rastin në mënyrë specifike.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, ka thënë se incidenti ka ndodhur më 1 nëntor dhe se në të nuk është dëmtuar avioni pa pilot.
XS
SM
MD
LG