Ndërlidhjet

Gjykatësi nga Gjilani akuzohet për marrje të ryshfetit


Ilustrim
Ilustrim
Prokuroria Komunale në Prizren ka parashtruar sot akuzë kundër Miodrag Paviq - gjykatës në Gjykatën Komunale në Gjilan, për shkak të veprës penale “marrja e ryshfetit”.

Prokuroria gjithashtu ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar.

I pandehuri Paviq akuzohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitim pasuror për vete, në vlerën prej 2400 franga zvicerane, për të kryer veprimin zyrtar, si gjyqtar i çështjes.

Prokuroria Komunale në Prizren nofton se nga provat e siguruara, dyshohet se i pandehuri ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit dhe ndaj të njejtit është propozuar caktimi i masës së paraburgimit.
XS
SM
MD
LG