Ndërlidhjet

Qeveria e Iralandës kërkon më shumë të drejta për fëmijët


Një poster i Këshillit Evropian kundër abuzimit të fëmijëve

Një poster i Këshillit Evropian kundër abuzimit të fëmijëve

Udhëheqësit e Irlandës apeluan sot te votuesit që ta amendamentojnë kushtetutën, për të përfshirë më shumë të drejta për fëmijët, për të lehtësuar punën e agjencive që mbrojnë fëmijët nga abuzimi.

Por fushata për të siguruar një “po” në referendumin e ditës së shtunës pësoi një goditje befasuese nga Gjykata Supreme e Irlandës.

Gjykata e përbërë nga 5 gjykatës vendosi se fletueshka informative e qeverisë, e cila e përkrahë amandamentin, dhe që i është dërguar çdo shtëpie në këtë vend prej 4.6 milionë banorëve, nuk është plotësisht e saktë dhe ka shkelur ligjin që kërkon nga qeveria që të mos e financojë vetëm njërën anë të argumentit të referendumit.

Qeveria kërkoi falje, por u bëri thirrje votuesve që t’i aprovojnë këto masa, pavarësisht mundësisë së madhe që ky amendament mund të përballet me sfida të ashpra ligjore, nëse miratohet.

XS
SM
MD
LG