Ndërlidhjet

Jep dorëheqje drejtori i CIA-s


David Petraues (i pari nga e djathta)
David Petraues (i pari nga e djathta)
David Petraeus, drejtori Agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA-s, ka dhënë dorëheqje.

Petraeus, në një deklaratë të lëshuar të premten ka pranuar një aferë jashtëmartesore, për të cilën gjë, ka thënë se e bën të papërshtatshme vazhdimin e tij në krye të inteligjencës amerikane.

Petraeus, që është i martuar për 37 vjet, ka thënë se ka treguar “një gjykim tepër të varfër”.
Zëvendësdrejtori i CIA-s Michael Morell është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të CIA-s.

Presidenti Barack Obama e ka pranuar dorëheqjen, në një deklaratë në të cilën e lavdëron Petraeus-in si një nga gjeneralët më të shquar të gjeneratës së tij dhe shprehu besimin se CIA do të vazhdojë të lulëzojë.

Obama tha se “mendimet dhe lutjet “ e tij janë me Petraeus-in dhe gruan e tij.
Petraeus, një gjeneral i pensioniuar me katër yje, që ka komanduar forcat amerikane në Irak adhe Afganistan, u vu në krye të CIA-s në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG