Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri, vdesin 17 ushtarë turq


Ilustrim
Ilustrim
Shtatëmbëdhjetë ushtarë turq u vranë të shtunën, pasi që helikopteri i tyre u rrëzua në Turqinë juglindore, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Guvernatori i provincës Sirt, Ahmet Ajdin, tha se helikopteri Sikorsky që bartte ushtarët u rrëzua në malin Herekol, në zonën Pervari.

Ai tha se viktimat ishin anëtarë të forcave speciale të xhandarmarisë.

Televizioni shtetëror turk TRT tha se rrëzimi ndodhi si pasojë e mjegullës së dendur.

Gjithashtu thuhet se trupat po kryenin një operacion kundër kryengritësve kurdë.
XS
SM
MD
LG