Ndërlidhjet

Shkrimtari Philip Roth i jep fund karrierës letrare


Philip Roth
Philip Roth
Shkrimtari i shpërblyer amerikan Philip Roth tha se do t'i japë fund shkrimeve.

Autori 79 vjeçar, fitues i çmimit Pulitzer, i tha revistës franceze “Les Inrocks” se nuk do të shkruajë më libra, sespe e ka humbur pasionin për një gjë të tillë.

Roth ka thënë se ka bërë më të mirën që ka mundur me talentin që e ka poseduar.

Botuesi i tij, Houghton Mifflin Harcourt, ka konfirmuar të premten se Roth nuk do të shkruajë më.

Roth ka krijuar më shumë se 30 libra gjatë karrierës së tij 50 vjeçare, përfshirë klasikët si “Ankesa e Portnoit”, “Letra e peshkopit amerikan”, për të cilën fitori çmimin Pulitzer në vitin 1997.

Libiri i tij i fundit “Nemesi” u publikua në vitin 2010.

Ai është nderuar me çmime të larta të letërsisë, përvec atij Nobel.
XS
SM
MD
LG