Ndërlidhjet

Iraku anulon marrëveshjen e armëve me Rusinë


Ilustrim

Ilustrim

Një ligjvënës irakian tha se Bagdadi e ka anuluar një marrëveshje armësh në vlerë prej 4.2 miliardë dollarësh me Rusinë, një muaj pasi që ajo është arritur.

Hakem al-Zamali, një anëtar i Komitetit për Siguri dhe Mbrojtje i parlamentit tha se kryeministri Nuri al-Maliki ka formuar një komision të ri për të negociuar me Rusinë blerjen e armëve më të sofistikuara sesa ato të marrëveshjes së anuluar.

Rusia njoftoi në fillim të tetorit se është pajtur që t’i shesë Irakut armë në vlerë prej 4.2 miliardë dollarësh, duke u bërë kështu furnizuesi më i madh me armë i Irakut pas SHBA-së.

Në shitjen e anuluar, sipas mediave ruse, përfshiheshin aeroplanë luftarakë MiG, helikopterë sulmues dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
XS
SM
MD
LG