Ndërlidhjet

Iran: Treni del nga binarët, 4 të vdekur


Aksidenti me tren, Iran

Aksidenti me tren, Iran

Media shtetërore iraniane tha se një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët në Iranin qendror, me ç’rast janë mbytur 4 persona dhe janë lënduar më shumë se 35 të tjerë.

Aksidenti ndodhi në qytetin Yazd të premten në mbrëmje.

Raportet thonë se në mesin e katër të vdekurve janë operatorët e trenit dhe pasagjerë.

Shkaku i aksidentit është duke u hetuar.
XS
SM
MD
LG