Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i ri i opozitës siriane i zhgënjyer me ndërkombëtarët


Doha, Katar

Doha, Katar

Udhëheqësi i sapozgjedhur i atij, që aktualisht është bllok kryesor i opozitës në Siri, tha të shtunën se është i zhgënjyer nga mbështetja e huaj për kryengritjen siriane.

George Sabra, kreu i Këshillit Kombëtar Sirian, tha në një takim të organizatës së tij në Doha se “për fat të keq, nuk kemi marrë asgjë nga ata, përveç disa deklaratave, disa inkurajimeve”, ndërsa aleatët e Asadit po i “japin gjithçka regjimit.”

Sabra u zgjodh në krye të Këshillit, disa orë para se të angazhohet në bisedimet perëndimore të mbështetura edhe nga Liga Arabe në Doha, për krijimin e një grupimi më të gjerë opozitar.

Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tjera perëndimorë dhe arabë duan një organizatë të madhe, që mund të kërkojë njohje ndërkombëtare, që është e koordinuar me kryengritësit dhe aktivistët brenda Sirisë, dhe e përgatitur për një qeveri kalimtare.

Këshilli Kombëtar Sirian nuk pritet të dominojnë në organizatën e re.
XS
SM
MD
LG