Ndërlidhjet

Të afërmit e viktimave afgane dëshmojnë kundër Bales-it


Varret e viktimave të sulmit të marsit në Afganistan
Varret e viktimave të sulmit të marsit në Afganistan
Të afërmit e viktimave të vrarë në masakrën e muajit mars në Afganistanin jugor kanë dëshmuar në një seancë dëgjimore kundër ushtarit amerikan, të akuzuar për sulmin.

Të afërmit kanë dëshmuar të premten vonë përmes video-lidhjes nga Kandahari në gjykatën e shtetit të Uashingtonit në SHBA, ku po mbahet procesi gjyqësor kundër rreshterit Robert Bales.

Njëri, Khamal, ka gjetur trupat e të afërmve pas sulmit, i ka mledhur dhe i ka varrosur. Ai tha se “secili nga ta ishte qëlluar në kokë”.

Dëshmia është e rëndësishme sepse shumë nga vilktimat e sulmit ishin varrosur pa u hetuar nga specialistët e mjekësisë ligjore.

Armata amerikane tha se Bales i ka vrarë shtatë të rritur dhe nëntë fëmijë në një sulm në dy fshatra afër bazës së tij më 11 mars. Ai përballet me dënim me vdekje po që se shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG