Ndërlidhjet

Krijohet Komiteti Kosovar për Industritë e Rënda


Ilustrim
Ilustrim
Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës njoftuan për krijimin e komitetit të përbashkët të industrive të rënda, qëllimi i të cilit do të jetë identifikimi i problemeve me të cilat përballet industria e rëndë në Kosovë dhe ofrimi i rekomandimeve për tejkalimin e këtyre problemeve, thuhet në njoftimin e Odës Amerikane.

Komiteti thuhet se përfshin ndërmarrjet më të mëdha kosovare nga sektori i industrisë së rëndë.

Gjatë konferencës së përbashkët për gazetarë, drejtuesit më të lartë të të dyja odave, Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, theksuan "rolin e rëndësishëm që bart sektori i industrisë së rëndë për zhvillimin ekonomik të vendit."

"Po ashtu u tha se industria e rëndë është sektor i cili kërkon fuqi intensive punëtore, duke ndihmuar kështu në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë, dhe se shembujt e suksesit të privatizimit janë pikërisht në ndërmarrjet e industrisë së rëndë", thuhet në njoftim.

Aty thuhet se "industria e rëndë sot ndodhet në periudhë të vështirë për shkak të pozitës jo të barabartë kundrejt ndërmarrjeve të industrisë së rëndë të vendeve të rajonit, vështirësi kjo e cila konsiston edhe në mungesën e lehtësirave fiskale."
XS
SM
MD
LG