Ndërlidhjet

VatiLeaks, dënohet tekniku kompjuterik


Vatikani

Vatikani

Tekniku kompjuterik i Vatikanit, Claudio Sciarpelletti, është dënuar me dy muaj burg me kusht, për shkak të përfshirjes së tij në rrjedhjen e dokumenteve papnore te mediat.

Ai është dënuar se e ka ndihmuar, ish shërbëtorin e Papa Benediktit, Paolo Gabriele, në skandalin e njohur si VatiLeaks.

Ish shërbëtori, Gabriele, po vuan dënimin prej 18 muajsh në një burg në Vatikan, pasi u gjet fajtor për vjedhjen e kryer në muajin shtator.

Mediat italiane raportuan këtë javë se Papa e ka pranuar kërkimfaljen e tij, një vendim që mund të çojë në aministinë e Gabrieles.
XS
SM
MD
LG