Ndërlidhjet

Pakistani shënon "Ditën e Malalas"


Malal Yousufzai

Malal Yousufzai

Pakistani po e shënon “Ditën e Malalas”, si pjesë e ditës globale për mbështetjen e adoleshentes e cila u qëllua nga talibanët për shkak se promovonte shkollimin e vajzave.

Tubime në mbështetje të Malala Yousafzai janë mbajtur në Islamabad, Karaçi, Lahore dhe Muzafarabad në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Kryeministri pakistanez Raja Pervez Ashraf ka përshëndetur kurajon e saj.

Sulmuesit e armatosur talibanë e qëlluan 15 vjeçaren në autobusin e shkollës, në luginën e Suatit një muaj më parë, për ta dënuar atë për fushatën që kishte ndërmarrë për të drejtat e vajzave për shkollim.

Njerëz nga tërë bota pritet të nderojnë Yousafzain dhe bëjnë thirrje që të lejohen në shkollë rreth 32 milonë vajza, që janë privuar nga kjo e drejtë, në tërë borën.

Yousafzai aktualisht po merr trajtime shëndetësore në një spital në Britani.
XS
SM
MD
LG