Ndërlidhjet

"Dita e Malalas" shënohet me tubime

  • RFE /RL

Pakistani po e shënon “Ditën e Malalas”, si pjesë e ditës globale për mbështetjen e adoleshentes, e cila u qëllua nga talibanët për shkak se promovonte shkollimin e vajzave.

Tubime në mbështetje të Malala Yousafzai janë mbajtur në Islamabad, Karaçi, Lahore dhe Muzafarabad në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Kryeministri pakistanez, Raja Pervez Ashraf, ka përshëndetur kurajon e saj.

Sulmuesit e armatosur talibanë e qëlluan 15-vjeçaren në autobusin e shkollës, në Luginën e Suatit një muaj më parë, për ta dënuar atë për fushatën që kishte ndërmarrë për të drejtat e vajzave për shkollim.

Njerëz nga tërë bota pritet të nderojnë Yousafzain dhe bëjnë thirrje që të lejohen në shkollë rreth 32 milonë vajza, që janë privuar nga kjo e drejtë, në tërë borën.

Ndërkohë, babai i Malalas ka lëshuar një video-mesazh, k ushfaqet duke shprehur mirënjohje për të gjitha letrat mbështetëse që i janë dërguar familjes së tij.

Ziauddin Yousufzai bëri të ditur se Malala po shërohet mirë, e frymëzuar nga mesazhet e shumta të paqes.(a.i.)
XS
SM
MD
LG