Ndërlidhjet

logo-print

NATO mban Asamblenë Parlamentare në Pragë


Flamujt e vendeve anëtare të NATO-s

Flamujt e vendeve anëtare të NATO-s

Ushtritë e vendeve anëtare të NATO-s duhet të bashkëpunojnë më shumë pas fundit të misionit ISAF në Afganistan, në vitin 2014, ka thënë ministri çek i Mbrojtjes, Aleksandër Vondra. Ai ka bërë këto komente në Asamblenë Parlamentare, që po i zhvillon punimet në Pragë.

Siç njofton agjencia çeke e lajmeve, CTK, Vondra ka thënë se shtete anëtare nuk duhet të tërhiqen nga mbrojtja, në këtë kohë krize financiare.

Bashkëpunimi më i thellë do t’iu ndihmojë vendeve të NATO-s që të mos humbin kapacitetet ushtarake, ka thënë ai.

Sesioni treditësh i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që është trup këshillues, ka nisur të premten.

Komisionet e përbëra nga delegatët e parlamenteve të vendeve anëtare po diskutojnë sfidat e e sigurisë aktuale dhe çështjet ndërkombëtare.

Në këtë sesion po marrin pjesë edhe dy nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Petar Miletiq.
XS
SM
MD
LG