Ndërlidhjet

Dy palestinezë vriten nga tanket izraelite


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Të paktën dy palestinezë janë vrarë të shtunën dhe 20 të tjerë janë plagosur kur tanket izraelite kanë hapur zjarr pas një sulmi që kishte në shënjestër një patrullë ushtarake izraelite.

Dëshmitarët thanë se ka ndodhur një shpërthim në një zonë ku një patrullë ushtarake izraelite po lëvizte në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

Ushtria izraelite është përgjigjur me tanke dhe armë automatike në Gazë.

Zyrtarët e spitalit në Gazë thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar incidentin.
XS
SM
MD
LG