Ndërlidhjet

Serbia synon daljen në Shqipëri përmes Kosovës


Autostrada e Kosovës
Autostrada e Kosovës
Ministri i Transportit i Serbisë Milutin Mërkonjiq thotë se Serbia planifikon ndërtimin e një autostrade nga Negotini përmes Zajeçarit, Nishit, Prishtinës dhe Pejës, deri në kufi me Shqipërinë.

Komentet e tij vijnë pasi që në takimin e kësaj jave në Bruksel, në mes të kryeminstrit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Ivica Daçiq dhe kryediplomates evropiane, Catherine Ashton, u tha se është arritur pajtim, për krijimin e një grupi punues, që do të përgatiste studimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Nish, ndërkaq, siç raportuan mediat nga BE është kërkuar financimi i projektit.

“Kreu i qeverisë, Ivica Daçiq ëhstë njeri shumë praktik dhe e di programin e zhvillimit të trafikut të Serbisë”, ka thënë Mërkonjiq për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG