Ndërlidhjet

Konfuzion mbi marrëveshjen Rusi-Irak


Ushtare irakiane
Ushtare irakiane
Zyrtari irakian, që ka negociuar një marrëveshje armësh me Rusinë, ka mohuar deklaratat se marrëveshja është anuluar.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mbrojtjes, Saadun al-Dulami, ka folur për gazetarët, pas lëshimit të raportit se marrëveshja në vlerë prej 4.2 miliardë dollarësh është anuluar.

Al-Dulami tha se marrëveshja nuk është anuluar duke shtuar se “ne jemi ende në negociata.”

Ali Mussawi, zëdhënësi i kryeministri irakian njoftoi më herët se marrëveshja është ndërprerë, dhe më vonë, kur u pyet në lidhje me pohimet e ministrit të Mbrojtjes se marrëveshja është ende duke u diskutuar, ai përsëriti:

“Marrëveshja është anuluar krejtësisht.”

Hakem El-Zamali, një anëtar i parlamentit të Irakut tha se kryeministri Nuri al-Maliki ka formuar një komision të ri për të negociuar blerjen e armëve më të sofistikuara nga Rusia.

Ambasada e Rusisë në Bagdad tha se nuk ka dëgjuar se marrëveshja është anuluar.
XS
SM
MD
LG