Ndërlidhjet

Sllovenia zgjedh presidentin


Ilustrim
Ilustrim
Shteti i vogël evropian i Sllovenisë zhvillon sot zgjedhjet presidenciale.

Në garë janë presidenti në detyrë, që garon si i pavarur, Danilo Turk, kundër sfiduesve nga partia në pushtet dhe opozita.

Sondazhet tregojnë se Turk do të fitojë shumicën e votave, por, jo të mjaftueshme për ta shmangur balotazhin e 2 dhjetorit.

Lideri social-demokrat i opozitës, dhe ish kryeministri, Borut Pahor sipas sondazheve do të dalë i dyti dhe kështu të kualifikohet për raundin e dytë të votimit.

Rreth 1.6 milionë qytetarë kanë të drejtë të hedhin votat në 3 mijë e 300 qendra votimi.
XS
SM
MD
LG