Ndërlidhjet

Ushtria portugeze proteston kundër masave shtrënguese


Lisbonë, foto ilustruese nga një greve e pergjithshme, 2011
Lisbonë, foto ilustruese nga një greve e pergjithshme, 2011
Mijëra ushtarë në Portugali kanë dalë të shtunën në rrugët e Lisbonës, duke iu bashkuar demonstratave kundër masave shtrënguese.

Rreth 10 mijë pjesëtarë të ushtrisë protestuan kundër atyre që i quajtën “shkurtime të paarsyeshme” gjatë një tubimi në qendër të qytetit.

Ata i kërkuan presidentit Anibal Cavaco Silva, që t’i vë veto buxhetit të miratuar nga qeveria e qendrës së djathtë.

Protesta vjen vetëm një ditë pasi që kancelarja gjermane Angela Merkel ta vizitojë Portugalinë.

Merkel iu ka bërë presion vendeve si Portugalia, Greqia dhe Spanja, që të shkurtojnë shpenzimet, me qëllim që të zbusin borxhin masiv shtetëror.

Eurozona 17 anëtarëshe është duke luftuar kundër krizës së gjatë njëvjeçare, derisa shtet pas shteti po përballen me zhvlerësim të agjencive kreditore dhe me masa shtrënguese.
XS
SM
MD
LG