Ndërlidhjet

Grupi joqeveritar humanitar, Save The Children, tha se të paktën 13 persona kanë vdekur nga një tërmet që goditi Birmaninë qendrore të dielën.

Grupi tha se tërmeti në shkallë prej 6.8 shkallë të Rihterit ka mbytur katër punëtorë në një manastir, i cili u rrëzua në veri të Mandalayt, qyteti i dytë më i madh i Birmanisë.

Shumë banorë i kanë lëshuar shtëpitë nga frika e tërmetit. Me epiqendër, 117 kilometra në veri të Mandalayt, tërmeti është ndjerë edhe në Bangkok të Tajlandës.

Ai ndodhi vetëm një javë para vizitës së planifikuar të presidentit amerikan Barack Obama – vizita e parë e ndonjë presidenti amerikan bërë ndonjëherë në Birmani, vend ky I dalë nga dekadat të tëra të regjimit ushtarak.
XS
SM
MD
LG