Ndërlidhjet

Përleshje mes kurdëve dhe forcave turke


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Përleshje në mes të aktivistëve kurdë dhe forcave të sigurisë janë raportuar të shtunën në Turqinë jugore.

Mijëra kurdë kanë dalë në rrugë në provincën Cizre për të treguar solidaritet me një grevë të gjerë urie.

Tensionet janë rritur në Turqinë juglindore, të banuar kryesisht me kurdë, për disa javë, derisa 700 persona, të mbajtur në pothuaj 50 burgje, kanë refuzuar ushqimin tash 60 ditë.

Gjashtë nga politikanët kryesore kurdë të Turqisë iu kanë bashkuar militantëve dhe aktivistëve në grevën, e cila kërkon nga qeveria e Tayyip Erdoganit që t’i lejojë liderit të partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit(PKK), Abdullah Ocalan – i burgosur në një ishull në jug të Stambollit- që të ketë qasje te avokatët pas 15 muajsh të humbjes së kontakteve me ta.
XS
SM
MD
LG