Ndërlidhjet

Plagoset në Istog ish shefi i MUP-it serb


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton sulmin ndaj një ish zyrtari të MPB-së së Serbisë në Istog, Momir Pantiqit.

Sipas policisë, Pantiq është plagosur kur mbi të nga një automjet kanë shtënë persona të panjohur.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policiës së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas mediave serbe, Pantiq deri në muajin mars të viti 1999 ka qenë shef i MUP-it serb në komunën e Istogut, ndërkaq tani jeton në Kralevë.

Sipas të njejtave media, ai gjendej për një vizitë në Istog.

Ai është operuar dhe jeta e tij nuk është në rrezik.
XS
SM
MD
LG