Ndërlidhjet

Bomba në rrugë, vritet nëna afgane me të sapolindurin


Afganistan...

Afganistan...

Policia afgane tha se të paktën nëntë civilë afganë janë vrarë të dielën në mëngjes nga dy sulme të ndara me bombat, që ishin vendosur nga talibanët skaj rrugës.

Një nënë dhe fëmija i saj i porsalindur ishin në mesin e gjashtë anëtarëve të familjes së vrarë nga njëra bombë, në rrethin e Sabarit në provincën Khost, afër kufirit me Pakistanin.

Policia tha se familja po kthehej në shtëpi nga një spital, ku nëna sapo kishte lindur.

Talebanët u fajësuan edhe për vendosjen e një bombe në rrethin Maiëand të provincës Kandahar, e cila goditi një miniobus duek vrarë tre njerëz dhe plagosur dy të tjerë.
XS
SM
MD
LG