Ndërlidhjet

EgyptAir lejon stjuardesat me shami


Ilustrim
Ilustrim
Nënkryetari i kompanisë ajrore të Egjiptit, “EgyptAir” tha se kompania do të lejojë që stjuardesat në fluturimet për në shtetet arabe të vendosin shamitë islamike.

Abdel Aziz Fadel tha se kopmania do ta zgjerojë këtë praktikë në pjesën tjetër të rrjetit.

Ky hap ndjek një lëvizje të ngjashme, që i lejoi prezantueset e lajmeve në televizionin shtetëror të veshin hixhabin, i cila mbulon flokët, por jo edhe fytyrën.

Fadel tha se hixhabi nuk do të ndikojë në punën e stjuardesave dhe do të jetë veshje jo-obligative.

Nën regjimin e Hosni Mubarakut, ka qenë i ndaluar hixhabi në institucionet shtetërore siç është televizioni shtetëror dhe transportuesit kombëtarë.

Por pas zgjedhjes së presidentit islamik, Muhamed Morsi në qershor, gratë në televizion dhe në kompaninë EgyptAir janë lejuar ta mbajnë hixhabin.

Hixhabi mbahet edhe nga stjuardesat në linjat ajrore të shteteve tjera myslimane.
XS
SM
MD
LG