Ndërlidhjet

Grevë urie e prefektit francez, kërkon fonde për qytetin


Lagje e Parisit
Lagje e Parisit
Nje prefekt francez ka nisur një grevë urie jashtë asamblesë kombëtare me kërkesën për ndihma emergjente për qytetin e tij të vrafër dhe për të theksuar varfërinë urbane.

Politikani i Partisë së Gjelbër Stephane Gatignon i Sevranit, pranë Parisit, ngriti një tendë jashtë legjislaturës të premten, duke kërkuar pesë milionë euro fonde shtesë, raporton DPA.

“Unë jam i vendosur të shkojë përpara - të paktën deri të martën”, kur parlamentarët francezë pritet të diskutojnë fondet për qytetet e varfra, iu tha 43-vjeçari gazetarëve.

Gatignon tha se derisa Sevrani nuk merr më shumë para, qeveria lokale nuk do të jetë në gjendje të paguajë faturat për qytetin prej 51 mijë banorësh, që gjendet në verilindje të kryeqytetit.

Sevran është një nga qytetet më të varfëra të vendit dhe me normën më të lartë të papunësisë, por edhe të krimit.

Protesta e Gatignon-it shkaktoi reagime të përziera.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Manuel Valls shprehu solidaritetin, ministri për çështje të vogla urbane Francois Lami, kërkoi nga ai që të ulet në tryezën e negociimit.
XS
SM
MD
LG