Ndërlidhjet

Greqia miraton buxhetin 2013


Parlamenti grek
Parlamenti grek
Me gjithë protestat, Parlamenti grek ka miratuar në orët e para të ditës së sotme buxhetin për vitin 2013.

Miratimi i tij ka qenë kyç për Greqinë që të sigurojë këstin e ardhshëm të ndihmës ndërkombëtare.

Buxheti parasheh shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje të taksave, andaj dhe ka shkaktuar protesta masive në vend.

Një sondazh i publikuar të dielën, ka treguar se mbi 85 për qind e grekëve ballafaqohen me vështirësi financiare.

Greqia po përballet me krizë të rëndë të borxheve dhe varet nga ndihma e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të shpëtuar nga falimentimi.

Institucionet kanë kushtëzuar Athinën me masa të ashpra kursimi, si kusht për marrjen e kredive.

Ministrat e Financave të Eurozonës do të mblidhen sot në Bruksel, me Greqinë në krye të agjendës.
XS
SM
MD
LG