Ndërlidhjet

Sllovenia në balotazh presidencial


Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk.
Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk.
Sllovenia do të votojë në balotazh, pasi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale nuk ka arritur të prodhojë fitues.

Lideri i Social-Demokratëve dhe ish-kryeministri Borut Pahor ka fituar 40 për qind të votave, të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta shpallur fitues.

Në balotazhin e 2 dhjetorit, ai do të përballet me presidentin në detyrë, Danilo Turk, i cili ka marrë 35 për qind të votave.

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e së dielës ka qenë 47 për qind.
XS
SM
MD
LG