Ndërlidhjet

ANEB – optimist për zgjidhjen e kontestit në Iran


Yukiya Amano

Yukiya Amano

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukia Amano, ka shprehur optimizëm se mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor të Iranit mund të zgjidhen në rrugë diplomatike.

“Jam shumë i bindur se Agjencia ka një rol thelbësor për të luajtur në zgjidhjen e çështjeve bërthamore të Iranit, përmes mjeteve diplomatike. Kjo është në interes të Iranit dhe të komunitetit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja përse unë besoj se Irani do të bashkëpunojë me ne”, ka thënë Amano.

Perëndimi dyshon se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, andaj edhe ka miratuar një varg sanksionesh ekonomike kundër tij.

Izraeli madje ka kërcënuar se do të sulmojë ushtarakisht Republikën Islamike, nëse sheh rreziqe për sigurinë e tij.

Irani, megjithatë, thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

ANEB-i ka njoftuar se do të zhvillojë bisedime me zyrtarët iranianë më 13 dhjetor, pas një pauze prej katër muajsh.
XS
SM
MD
LG