Ndërlidhjet

logo-print

Edhe rusët hetojnë vdekjen e Arafatit


 Yasser Arafat

Yasser Arafat

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se ekspertët rusë do t’i bashkohen ekipit të hetuesve zviceranë dhe francezë për zhvarrosjen e eshtrave të liderit të ndjerë palestinez, Yasser Arafat.

“Falë përfshirjes ruse, do të lindin fakte të reja për shkaqet e vdekjes së Arafatit”, ka thënë Abbas.

Arafat ka ndërruar jetë në një spital të Parisit në nëntor të vitit 2004.

Burimi themelor i sëmundjes që ka vuajtur në javën e fundit të jetës, nuk ka qenë asnjëherë i qartë.

Hetimet e reja, që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, ndodhin pasi një laborator i Zvicrës ka zbuluar gjurmë radio-aktiviteti në rrobat e Arafatit, duke shkaktuar akuza se është helmuar.
XS
SM
MD
LG