Ndërlidhjet

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar të dielën mbrëma, rreth orës 22:30, në Lagjen e Doktorëve në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një granatë dore dhe, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, raportojnë mediat vendore.

Ngjarjen e kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Aautori apo autorët, si dhe motivet e incidentit, mbeten të panjohura për policinë, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet.
XS
SM
MD
LG