Ndërlidhjet

Irani nis stërvitje kundër “armiqve”


Foto arkivi

Foto arkivi

Irani ka nisur stërvitje të shkallës së gjerë, për të cilat ka thënë se kanë qëllim të paralajmërojnë ata që “kërcënojnë me sulme ushtarake”.

Rreth 8,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitjet katërditore.

Stërvitjet ishin paraparë për fillim të tetorit, por ishin shtyrë pa ndonjë shpjegim zyrtar.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk kanë përjashtuar aksionin ushtarak kundër Iranit, nëse ky i fundit vazhdon pasurimin e uraniumit.

Perëndimi druan se Irani ka për qëllim krijimin e armës atomike, por pretendimet e tilla hidhen poshtë nga Republika Islamike.

XS
SM
MD
LG