Ndërlidhjet

Koalicioni opozitar sirian njihet nga Gjiri Persik


Pjesetarë të grupit opozitar sirian
Pjesetarë të grupit opozitar sirian
Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik tha të hënën se gjashtë shtete anëtare kanë vendosur ta njohun koalicionin opozitar sirian të sapoformuar si përfaqësues legjitim të popullit sirian.

Sekretari i këtij këshilli, Abdulatif al-Zayani, tha se shtetet e bllokut të pasur me naftë do ta mbështesin Koalicionin Kombëtar Sirian për të “realizuar aspiratat e popullit të Sirisë”.

Këshilli përbëhet nga Arabia Saudite, Bahreini Emiratat e Bashkuara Arabe, Omani, Katari dhe Kuvajti.

Ndërsa grupi i ri sirian quhet Koalicioni Kombëtar i Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare.

Kleriku sunit mysliman Moaz al-Khatib, i cili u zgjodh në krye të Koalicionit Kombëtar, ka fluturuar të hënën në Kajro për të këkruar mbështetjen e Ligës Arabe për grupin e ri.

Uashingtoni e ka mbështetur grupin e ri opozitar, ndërsa Rusia ka kërkuar nga ai që të negociojë dhe të shmangë ndërhyrjen e jashtme.
XS
SM
MD
LG