Ndërlidhjet

Opozita ukrainase do luftojë Yanukovich-in


Proteste e opozites ukrainase
Proteste e opozites ukrainase
Partitë opozitare në Ukrainë janë zotuar se do të luftojnë kundër presidentit Viktor Yanukovych.

Ata thanë se do të këkrojnë dorëheqjen e Yanukovych-it dhe lirimin e Yulia Tymoshenkos, e burgosur nën akuzat për shpërdorim detyre në kohën sa ishte kryeministre.

Akuzat ndaj saj Perëndimi dhe opozita i cilësojnë të motivuara politikisht.

Tymoshenko humbi nga Yanukovych në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.

Liderët opozitarë iu kanë drejtuar rreth 1 mijë protestuesve, që ishin mbledhur jashtë Komisionit Qendror Zgjedhor në Kijev.

Protesta u zhvillua pasi që Komisioni lëshoi rezultatet finale të zgjedhjeve të 28 tetorit në Ukrainë.

Këto rezultate tregonin se partia në pushtet e Yanukovych-it dhe aleatët e saj mbajnë kontrollin në parlamentin me 450 ulëse.

Më herët, BE ka thënë se zgjedhjet janë përcjellë me parregullsi.
XS
SM
MD
LG