Ndërlidhjet

logo-print

Kosova, "kryekushti" i BE-së për Serbinë


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka përcaktuar tri kushte për Serbinë, në rrugën e saj drejt marrjes së datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

E para ka të bëjë me bisedimet me Prishtinën, ndërkaq dy të tjerat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme të Serbisë, ai ajo për buxhetin dhe lirinë e mediave dhe të institucioneve të pavarura. Këto bëhen të ditura në një shkrim të gazetës serbe, Danas.

Gazeta duke cituar burimet e veta, thotë se çështja e Kosovës është prioritet për BE-në.

Në këtë kuadër thuhet se thuhet se takimi i parë i kryeminstrit serb, Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë “shumë i qëlluar” dhe tash priten rezultatet e para.

Në rezultate, siç shkruan gazeta, nënkuptohet, zbatimi i marrëveshjes për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) dhe shpërbërja e stukturave paralele serbe në veriun e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

Në muajin dhejtor është paraparë një takim tjetër në mes të dy kryeministrave nën ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

Deri më tash, Thaçi dhe Daçiq janë takuar dy herë. Takimi i javës së kaluar është vlerësuar të ketë qenë konstruktiv.
XS
SM
MD
LG