Ndërlidhjet

Avokates së burgosur iraniane i lejohet vizita e fëmijëve


Avokatja e burgosur iraniane, Nasrin Sotoudeh
Avokatja e burgosur iraniane, Nasrin Sotoudeh
Avokates iraniane për të drejta të njeriut, Nasrin Sotoudeh i është lejuar që t’i shohë fëmijët e saj në burgun famëkeq Evin të Teheranit, për herë të parë pas disa javësh.

Bashkëshorti i Sotoudeh, Reza Khandan shkruajti në Facebook se asaj iu dha leja që ta shohë djalin 5 vjeçar Nima dhe vajzën 12 vjeçare, Mehraveh, për disa minuta, gjatë ditës së djeshme.

Mehraveh raportohet të ketë thënë se nëna e saj është duke e vazhduar grevën e urisë. Ajo ka ndaluar së ushyeri që nga 31 tetori, pasi autoritetet e burgut i ndaluan vizitat e të afërmve të saj.
XS
SM
MD
LG