Ndërlidhjet

Lideri i ri i koalicionit opozitar sirian kërkon armatim për rebelët


 Ahmed Moaz al-Khatib
Ahmed Moaz al-Khatib
Lideri i ri i koalicionit kryesor opozitar të Sirisë u ka bërë thirrje sot fuqive perëndimore që t’i armatosin rebelët sirianë me “armë të specializuara”.

Thirrjet e tij vijnë në një kohë kur ministrat e jashtëm të BE-së dhe të Ligës Arabe po mbajnë takime në Kajro të Egjiptit.

Ahmed Moaz al-Khatib i tha agjencisë së lajmeve AFP se rebelët kanë nevojë të madhe për armatim, në mënyrë që ta “ndalin vuajtjen e sirianëve dhe gjakderdhjen në vend”.

Ai shtoi se “neve na duhen armë të specializuara”.
XS
SM
MD
LG