Ndërlidhjet

Fillojnë punimet në varrin e Arafatit


Lideri i ndjerë palestinez, Yasser Arafat

Lideri i ndjerë palestinez, Yasser Arafat

Palestinezët kanë filluar sot të hapin varrin e liderit të ndjerë, Yasser Arafat, përpara zhvarrosjes së trupit të tij, me qëllim të kryerjes së hetimeve rreth vrasjes së mundshme të tij, ka thënë një burim i afërt me familjen e të ndjerit.

“Sot ata filluan lëvizjen e gurëve nga mauzoleu i Arafatit dhe e gjithë kjo punë do të zgjasë rreth 15 ditë”, ka thënë burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

“Ka disa faza”, ka shtuar ai, duke iu referuar hapjes së varrit para vizitës së ekspertëve të forenzikës nga Franca, Zvicra dhe Rusia, të cilët do të kryejnë hetimet nëse Arafati ishte helmuar para vdekjes.
XS
SM
MD
LG