Ndërlidhjet

Irani planifikon takimin “Dialogu Kombëtar Sirian”


Zv/ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian
Zv/ministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian
Irani, aleati më i afërt i presidentit sirian, Bashar al-Assad, javën e ardhshme do të jetë nikoqir i takimit “Dialogu Kombëtar Sirian”, njofton agjencia e lajmeve, IRNA.

“Slogani i këtij takimi një ditor do të jetë ‘thuaj jo dhunës, thuaj po demokracisë’”, njofton IRNA, duke cituar zv/ministrin iranian të punëve të jashtme, Hossein Amir-Abdollahian.

“Përveç përfaqësuesve nga grupe të ndryshme etnike, parti politike, minoritetet dhe opozita, në këtë takim do të ketë edhe përfaqësues nga qeveria”, ka shtuar Abdollahian, pa dhënë hollësi të tjera.

Nuk ka indikacione nëse Këshilli Kombëtar Sirian, një grup i ri i sapoformuar nga pjesëtarët e opozitës siriane, do të marrë pjesë në takimin në Teheran.
XS
SM
MD
LG